Categories Lajme

“Gala” me mishin mongol, mashtrim 730 mijë € në Shqipëri, merret i pandehur italiani

Mashtroi kompaninë bashkëpunuese me 730 mijë euro përfundon i pandehur në gjykatë. Kjo është historia e italianit Gabriele Langioti, i cili merrej me tregti mishi nga Mongolia dhe në Tirane kishte hapur firmën “Gala”.  Veprimtaria e tij është hetuar nga prokuroria shqiptare.

Gabriele Langinotti, një italian që qëndronte në Shqipëri është marrë i pandehur për akuzën e “Mashtrimit me pasoja të rënda”. Ai gënjeu bashkatdhetarin, Alberto Presezzi, duke i marrë 730 mijë euro. Hetimi u mbyll nga prokuroria e Tiranës me 27 prill dhe dosja shkoi në gjykatë.

Është faktuar mashtrimi i kryer, dhe shuma prej 729 mijë e 434 Euro, do të transferohej në llogarinë e Shoqërisë “Gala” në Shqipëri, tek banka “Intesa San Paulo” pasi qëllimi i Langinottit, ka qenë “Mashtrimi” prandaj ka çelur shoqërinë “Gala” në Tiranë.

Hetimi ka provuar se janë kryer dhe pagesa ku te ardhurat janë marrë në bankë, në Shqipëri.  Momentalisht, Gabriele Langinotti, po qëndron në burg në Tiranë.

Kallëzimi ndaj tij u be nga italiani tjetër Alberto Presezzi, pronar i shoqërisë “Bruno Presozzi” me qendër në “Monza Brianza” që ka si objekt import-eksportin e mishit në të gjithë botë. Në fund të vitit 2018 kjo kompani ka hyrë në marrëdhënie tregtie mishi me një firme në Mongoli e quajtur “Eco Foods Trade”.

Për të thjeshtuar menaxhimin e veprimtarisë që ishte e vështirë të kontrollohej nga Italia, administratori Alberto Presezzi, lidhi ne 2019 marrëveshje këshillimi me firmën “Brescia City Trade”, në Mongoli të përfaqësuar nga italiani me qëndrim në Dubai, Gabriele Tarroni Longinotti.

Këtë person, Alberto Presezzi, e ka njohur që në vitin 2013, pasi ka qenë këshilltar i shoqërisë, ndaj dhe i ka besuar menaxhimin në Mongoli.

Sipas kallëzuesit marrëveshja me “Brescia City” e përfaqësuar nga Gabriele Tarroni  parashikonte që shoqëria “Bruno Presezzi”, të vepronte si ndërmjetëse në marrëdhëniet tregtare me “Eco Foods”.

Për blerjen e mishit, Shoqëria “Bruno Presezzi” do të paguante në bankën “Golomt” Mongoli.  Në Shtator 2019, sipas marrëveshjes “Brono Presezzi”  ka kaluar në llogarinë e “Brecia City” pjese, pjese 801.423 Euro.

Përkundër këtyre pagesave të kryera në “Brescia City”, i ka paguar shoqërisë “Eco Foods” vetëm 72.008.28 Euro.

Duke qenë se kjo Shoqëri nuk ka kryer pagesën e plotë, “Eco Foods Trade”, ndërpreu marrëdhëniet dhe produkti i mishit, i nisur për klientët u bllokua rrugës duke shkuar dëm.

Nisur nga ky fakt shoqëria e Alberto Presezzi, i kërkoi Gabriele Tarronit të kthente shumën e papaguar prej 729 mijë e 342 Euro. Longinottika e ka justifikuar këtë anomali për shkak të papajtueshmërisë bankare dhe me datë 10 Shkurt 2020 ka paraqitur një formular të ri Sëift, si provë transaksioni. Por edhe në këtë rast, transaksioni nuk kishte vlerë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME