Categories Showbiz

‘Game Of Thrones’ shpallet seriali më i mirë i vitit 2019

‘Game of Thrones’ sërish ka treguar se është ndër serialet më të mira të të gjitha kohëve, me fitimet në Emmy mbrëmë.

Mbrëmë është mbajtur ceremonia e Emmy Awards, ceremoni kjo në të cilën shpallen çmimet për seritë më të mira televizive të vitit, të zgjedhur nga kritikët amerikanë të filmit.

E seria fantazi e HBO, Game of Thrones, e cila gjatë këtij viti ka shfaqur edhe sezonin e fundit, atë të tetin, ka fituar çmimin kryesor të mbrëmjes, duke u zgjedhur si seriali më i mirë që është transmetuar gjatë vitit 2019.

Kjo është hera e katërt që kjo seri shumë e shikuar e fiton këtë çmim dhe është ndër seritë e pakta, çdo sezone e të cilit ka qenë e nominuar për çmimin prestigjioz, shkruan Gazeta Express.

Në përgjithësi, Game Of Thrones ka qenë seriali më i suksesshëm këtë edicion, me gjithsej 32 nominime dhe ka arritur të rrëmbejë 12 çmime.

Peter Dinklage ka fituar çmimin për aktorin më të mirë në rol dytësor, për rolin e Tyrion Lanister, megjithëse 10 aktorët e tjerë të serialit ishin të nominuar.

Kështu, HBO ka dalë të jetë edhe këtë edicion televizioni me më shumë fitime,  duke u ndihmuar edhe nga ‘Chernobyl’ i cili fitoi çmimin për serinë televizive më të mirë të shkurtër.

HBO ka fituar në total 34 herë, duke e kaluar edhe Netflix-in me 27 fitore.

Këto fitore për ‘Game of Thrones’ vijnë pas ktitikave dhe mos-kënaqësive të shumta të fansave. Të cilët janë ankuar shumë për atë se si ka përfunduar seriali i preferuar i tyre.

Siç duket, kritikët dhe njohësit e filmave nuk kanë menduar njëjtë!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME