Categories Lajme

Gara e “kujtesës dhe turizmit” me notarë të huaj, mungojnë shqiptarët

Shqiptarët munguan për të dytin vit radhazi  në garën ndërkombëtare të kalimit me not të ngushticës nga Ksamili në Korfuz që synon promovimin e turizmit dhe nderimin e atyre që humbën jetën në tentativë për tu larguar gjatë regjimit komunist. Në edicionin e dytë të garës morën pjesë 70 notarë nga Europa deri në Zelandën e Re.

70 notarë nga Europa deri në Zelandën e Re, por ku munguan shqiptarët, morën pjesë në edicionin e dytë të garës ndërkombëtare të kalimit me not të ngushticës së Korfuzit mes Shqipërisë e Greqisë.

Aktiviteti synon promovimin e turizmit në dy brigjet e Mesdheut dhe nga ana tjetër vjen si homazh për të gjithë shqiptarët kanë humbur jetën në tentativë për tu larguar nga vendi nën regjimin komunist.

Prej dy vitesh asnjë shqiptar nuk është bërë pjesë e garës.

Auron Tare: Dy vitet e fundit nuk kemi asnjë notar shqiptar. Shpresoj që vitet që vinë edhe shqiptarët të vinë të marrin pjesë edhe për kënaqësinë e tyre. Shpresoj që edhe autoritetet lokale të kenë më shumë interes.

Veç notarëve ajo që bie në sy është indiferenca dhe mungesa e vëmendjes edhe nga qytetarët apo autoritetet shqiptare për garën që nis nga Pema e Thatë në Ksamil.

Një panoramë plotësisht ndryshe ofrohet për garuesit në ishullin grek, ku gara përfundon me një festë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME