Categories Lajme

Gara për drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, shkon në 20 numri i aplikantëve

Aplikimet për t’u bërë drejtues i Byrosë Kombëtare të Hetimit vijojnë me ritëm të lartë dhe deri më tani, sipas burimeve pranë SPAK, bëhet me dije se numri i tyre ka arritur shifrën e 20 aplikantëve. Sipas burimeve, kryesisht aplikuesit janë nga radhët e policisë, dhe ish-drejtues policie. Mësohet se ka ende të tjerë që presin të aplikojnë. Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Arben Kraja pak ditë më parë ka publikuar emrat e pesë kandidatëve që kanë aplikuar për këtë pozicion. Sipas Krajës 5 aplikuesit e parë janë; Ibrahim Disha, Artan Shkëmbi, Gjovalin Ulndreaj, Adriatik Ago dhe Sabri Hoxha.

Dy nga kandidatët Ibrahim Disha dhe Sabri Hoxha kanë ardhur nga SHBA-ja për të aplikuar për të marrë drejtimin e BKH-së, njohur ndryshe si FBI-ja shqiptare. Afati për aplikimet është deri në datë 30 janar dhe Arben Kraja u bën thirrje të gjithë atyre që kanë dëshirë të aplikojnë, teksa garanton për një proces të drejtë vlerësimi. “Do të doja të ritheksoja edhe një herë që aplikimi për Pozicionin e Lirë të Punës për Drejtorin e BKH-së është një mundësi e shkëlqyer për t’u përzgjedhur për të drejtuar një grup të madh hetuesish të BKH-së, të cilët do të mbështesin Prokurorët e Posaçëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. SPAK kërkon një kandidat ose kandidate që demonstron lidership, integritet dhe profesionalizëm. Në qoftë se ju mendoni që i plotësoni kërkesat e këtij pozicioni sfidues dhe kriteret në lidhje me përvojën në punë, arsimin dhe keni një figurë të pastër, aplikoni para datës 30 janar 2020”, deklaroi para pak ditësh kreu i SPAK, Kraja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME