Categories Lajme

Garantonte futjen e emigrantëve përmes Francës, burg për shqiptarin në Britani

Mbretëria e Bashkuar ka dënuar me burg një 27-vjeçar shqiptar. Ky i fundit akuzohet për trafikim emigrantësh.

Shqiptari është identifikuar si Floreand Lika u dënua me katër vjet e katër muaj burg. 27-vjeçari dërgonte emigrantë të paligjshëm në Britaninë e Madhe.

Gjykata e Portsmouth deklaroi sot se ai ishte përgjegjës për nisjen e shqiptarëve përmes një anijeje nga Franca. Gjatë dy udhëtimeve, Lika ishte në kontakt telefonik me një nga tre burrat e dënuar në fillim të këtij viti për të njëjtën vepër penale.

Një anije që udhëtonte nga Cherbourg mbërriti në East Cowes Marina më 19 Mars 2020. Në anije ndodheshin 12 persona që dyshohet se ishin emigrantë që hynin ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar. Midis 26 dhe 27 qershor 2020, një tjetër varkë e vogël u kap. Gjashtë shqiptarë ishin në bord, pa lejen e nevojshme të hyrjes për të hyrë në Britani. Të gjithë rezultuan se kishin udhëtuar me garanci të Likës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Vrasja e dyfishtë në Lezhë, mjeti që u gjet sot ishte marrë me qira në Rinas dhe…

Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet një shqiptar në Kalamata të Greqisë, shpallet në kërkim pronari grek

Një 42-vjeçar emigrant shqiptar në Greqi, është gjetur i vdekur në një stallë në Mesinia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panoramë e rëndë mjedisore, liqeni i Kukësit shndërrohet në vendgrumbullim mbetjesh plastike

Vijon të mbetet alarmante situata në liqenin e Kukësit, ku ndotja masive e ujërave po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Barriera e rrugës ndan në dysh makinën, shpëton i riu

Një aksident i frikshëm ka ndodhur dje në aksin rrugor Llogara-Vlorë, në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafik kokaine, arrestohen shqiptarët babë e bir dhe 22-vjeçarja!

Oficerët e karabinierëve nga Njësia e Operacioneve të Frosinone në Itali arrestuan tre persona të…

LEXO ME SHUME