Categories Lajme

Gardisti nxori armën në mes të rrugës, sherr me qytetarin kush do kalojë i pari me makinë

Një punonjës i Gardës së Republikës është vënë nën hetim nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, për shkak se ka kërcënuar me armë zjarri një qytetar mëngjesin e të mërkurës në Tiranë.

Sipas asaj që mëson A2 CNN, sherri mes gardistit Dorian Kraja dhe qytetarit ka qene krejt banal, pasi të dy kanë debatuar se cili do të kalonte i pari me makinë në rrugë. Kaq ka mjaftuar që gardisti të nxjerrë armën dhe të kërcënojë qytetarin. Fatmirësisht gardisti nuk ka shtënë me armë dhe ngjarja është parandaluar nga efektivët e komisariatit.

Kamerat e sigurisë në zonë kanë filmuar sherrin dhe pas këqyrjes nga grupi hetimor, gardisti u procedua penalisht në gjendje të lirë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME