Categories Lajme

Gati 194 mijë aplikime online pranë ISSH-së, 46 % e shërbimeve nga qytetarë mbi 60 vjeç

Nga janari kur hyri në fazën e zbatimit Revolucioni Dixhital e deri në gusht, përmes platformës e-Albania.al, Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka marrë 194 mijë aplikime online.

Lajmin e bëri të ditur drejtorja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj. “92 mijë kanë qenë me vulë elektronike, pra nuk ka patur asnjë nevojë që qytetari të vijë në sportel. 46% e shërbimeve janë marrë nga qytetarë mbi 60 vjeç, që do të thotë se edhe mosha e tretë arrin të përdorë portalin”, tha Karçanaj.

Shërbimi më shumë i përdorshëm që ofrohet nga ISSH është aplikimi për pension pleqërie.

“Kemi shmangur jo vetëm vajtje-ardhjet nëpër zyra, por edhe dokumentet shoqëruese. Janë hequr 14 dokumente shoqëruese, të cilat nuk gjenerohen më nga personi që aplikon, por nga vet institucioni i ISSH-së, nëpërmjet sistemit të dedikuar dhe portalit e-Albania. Pra nuk ka më asnjë arsye të mbahet radhë e të rrezikohet jeta e të moshuarit. Qytetari aplikon, ISSH gjeneron dokumentet dhe plotëson dosjen dhe qytetari pret pensionin e parë”, shpjegoi Karçanaj. Sipas Karçanaj, kush aludon se e-Albania nuk është për moshën e tretë gabon dhe faktet e tregojnë këtë. Janë 24 500 aplikime për pension pleqërie nga 1 janari

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME