Categories Lajme

Gati për në Durrës/ 2 shoferë shqiptarë kapen më 196 karta identiteti Italiane në Bari

Policia kufitare italiane në bashkëpunim me autoritetet doganore kanë sekuestruar në Portin e Barit 196 karta identiteti italiane të vjedhura. Në pranga janë vënë 2 shqiptarë shoferë të një autobusi linje Shqipëri- Itali. Autobusi pa pasagjerë po udhëtonte nga Bari drejt portit të Durrësit.
Kartat e identitetit u gjetën në një vend të fshehur pranë shoferit të izoluar me nastro. 196 kartat italiane të identitetit ishin të bardha të paplotësuar e rezultojnë të jenë vjedhur 4 vite më parë, më dhjetor të 2015 në  komunën e Piacenzës.Dy shoferët shqiptarë kanë rrëfyer se pako me karta u është dorëzuar nga një shtetas italian të cilit nuk i dinë identitetin. Ai i ka paguar 20 euro për dorëzimin e tyre tek një person i tretë që i priste në portin e Durrësit.

Ky rrëfim rezulton pak i besueshëm për autoritetet italiane të cilët me urdhër të Prokurorisë së Barit kanë nisur një proces hetimor e dy shoferët shqiptarë janë denoncuar në hetim të lirë.Sipas autoriteteve italiane, kartat e identitetit autentike të shtetit italian do të shërbenin për tu shfrytëzuar nga organizatat kriminale me aktivitet në trafikun e emigracionit klandestin.Operacione të mëparshme të autoriteteve italiane kanë zbardhur një kartë identiteti italiane me fotografi dhe e plotësuar me identitetin e personit që i shitet është paguar dhe 5 mijë euro në tregun ilegal.196 kartat e sekuestruar do të sillnin për grupet kriminale një përftim me miliona euro.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME