Categories Teknologji

Gati për testim raketa e re ‘vintage’ e Elon Musk

Ka një pamje vintage raketa e re e ndërtuar nga Space X e Elon Musk për turizmin hapësinor dhe udhëtimet që do të bëhen në Hënë, tashmë gati për të përballuar testet e para në pistën e lëshimit në Texas.

Quhet Starship dhe në pamje të parë të kujton raketat fantastiko-shkencore të viteve 50, me një sipërfaqe metalizato, shkruan vetë Musk në një tweet.

Raketa ‘do t’i nënshtrohet testeve të ngritjes vertikale, si Falcon 9’, vazhdon Musk, duke ju referuar një tjetër rakete të Space X, e aftë të ulet dhe të ngrihet në Tokë me një qëndrim vertikal.

Starship është i lartë 37 metra dhe i gjerë 9. Testi i saj i parë do të bëhet në shkurt.
Bëhet fjalë për një raketë’ për fluturime nënorbitale’ shton Musk. ‘Versioni për fluturimet në orbitë, do të jetë më i lartë, me një shtresë më të trashë dhe një ‘hundë’ më të drejtë’.

Objektivi i Musk është të realizojë një anije që do të bëjë realitet ëndrrën e fluturimeve hapësinore për turistët. Kjo anije e re mund të jetë e përdorshme edhe për udhëtimet ndërkontinentale nga një cep i botës në anën tjetër dhe për udhëtimet e ardhshme përreth Hënës.
Ai që ka prenotuar që tani për udhëtimin në Hënë është miliarderi japonez Yusaku Maezawa.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Shkel rregullat e transmetimit, Apple gjobitet 1.8 miliardë euro nga BE

Apple është gjobitur me 1.8 miliardë euro nga BE për shkeljen e ligjeve të konkurrencës…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Apple braktis planin e prodhimit të makinave elektrike

Apple ka anuluar planet për ndërtimin e makinave elektrike, rreth një dekadë pas spekulimeve që…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Harrojini ‘screenshot’, WhatsApp merr masa të tjera privatësie, ja çfarë duhet të dini

WhatsApp ka marrë një tjetër masë për privatësinë. Së shpejti do të jetë e pamundur…

LEXO ME SHUME