Categories Kuriozitete

Gazeta franceze shkruante për Zogun: Kur urdhëroi heqjen e ferexhesë dhe organizimin e kurseve për gratë

Gazeta franceze “Journal des débats politiques et littéraires” ka publikaur një shkrim për mbretin Zog, më 20 mars të 1937-ës.

Shkrimi është publikuar në faqen nr.2 dhe fliste për urdhëresën e mbretit Zog, për heqjen e ferexhesë për gratë shqiptare.

Më tej në artikull thuhej se mbreti Zog ka urdhëruar qeverinë që të sigurojë një buxhet të mjaftueshëm për të organizuar në çdo qytet të Shqipërisë kurse të veçanta për gratë.

Këto kurse do të shërbenin për të dhënë shërbime të përgjithshme dhe praktika mbi zhvillimin fizik dhe moral të gruas.

Kjo nismë u bë me qëllim që që gruaja të kontribuonte aktivisht në jetën shoqërore.

Për publikun shqiptar këtë artikull e ka sjellë Aurenc Bebja nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat-Albania”.

Pjesë nga artikulli

“Ne e dimë se qeveria shqiptare ka miratuar një ligj që urdhëron heqjen e ferexhes për gratë shqiptare. Megjithëse ky ligj hyn në fuqi me datë 25 të këtij muaji, gratë e pothuajse të gjitha klasave shoqërore tashmë e kanë ekzekutuar atë.Nga ana tjetër, mbreti Zog urdhëroi qeverinë që të sigurojë në buxhet një shumë të mjaftueshme për të organizuar në të gjitha qytetet e Shqipërisë kurse të veçanta për gratë, për të luftuar analfabetizmin dhe për të dhënë shërbime të përgjithshme dhe praktika mbi zhvillimin fizik dhe moral, në mënyrë që gruaja shqiptare të mund të kontribuojë aktivisht në jetën shoqërore.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 14 Gusht 2026

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME