Categories Politike

“Pas Holandës, vende të tjera po shqyrtojnë vendosjen e vizave me Shqipërinë”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme.

I ftuar në Abc News, Berisha tha se përveç Holandës, edhe vende të tjera po shqyrtojnë vendosjen e vizave për Shqipërinë.

Ndryshe nga Maqedonia e Veriut, sipas Berishës, Shqipëria nuk do të përfitojë nga hapja e negociatave.

Berisha u shpreh:

“Mbretëria e Holandës është një nga vendet më të respektuara në botë. Nëse qeveria holandeze e merr këtë kërkesë e shqyrton me seriozitet. Janë vende të tjera që po shqyrtojnë këtë vendim. E kam nga burime shumë serioze që konsiderojnë kërkesën për vendosjen e vizave. E treta, nuk ka hapje të negociatave. Do të na ndajnë nga Maqedonia e Veriut sepse Maqedonia e Veriut ka shtet, ndërsa Shqipëria ka narko shtet”

Më tej, ish-kryeministri shtoi:

“PD nuk ka lobuar dhe nuk lobon kurrë që Shqipërisë të mos i hapen negociatat. PD ka lobuar vjet që Shqipërisë t’i hapen negociatave por t’i përcaktoheshin kushtet për në vazhdim. Edhe sot, PD nuk thotë të mos hapen negociatat, përkundrazi por ato të kushtëzohen me një seri procesesh dhe vlerash që janë të domosdoshme. Ministrat e Jashtëm të BE-së kanë vendosur 13 kushte. Në mënyrë të vetme asnjë prej tyre nuk janë plotësuar”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME