Categories Lajme

Gazetari Genc Kondi sqaron: Ja sa do të paguhet për sigurimin e banesave pas tërmetit

Gazetari i Shqiptarja.com Genc Kondi ka shpjeguar në studion e Report Tv si do të bëhet sigurimi i banesave me 0.1% të vlerës pas vendimit të fundit të qeverisë që erdhi pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin në datë 21 shtator. VKM-ja detyron ndërtuesit që bashkë me kontratën e shit-blerjes duhet t’i bashkëngjisë edhe kontratën e sigurimit, që e ka të siguruar për 10 vjet.

“Në Shqipëri është sistemi i sigurimit privat, nuk ka më sigurim shtetëror. Nëse qytetari paguan 0.1 përqind në vit si prim për të siguruar banesën e tyre është e sigurt që nuk mbetet asnjëherë pa shtëpi. VKM nuk ka të bëjë me atë nëse ke dëshirë apo jo të sigurosh banesën kjo detyron ndërtuesit për ndërtimet e reja për edhe për ndërtimet që kanë bërë dhe nuk i kanë shitur.

Ndërtuesi bashkë me kontratën e shit-blerjes duhet t’i bashkangjisë edhe kontratën e sigurimit, që e ka të siguruar për 10 vjet. Që unë mendoj se kompanitë e ndërtimit do t’ja faturojnë qytetarit dhe kjo bëhet me detyrim. 0.1 përqind nga vlera e banesës.

Shkohet tek noteri bashkë me atë që e shet është i detyruar në bazë të kësaj VKM-je. Kjo kontratë nuk ka të bëjë me ndërtesat e vjetra që e ka në dorë qytetari ta bëjë. Nuk ka të bëjë me momentin e ndërtimit, por ka të bëjë me shit-blerjet që bëhen tani janë të detyruara që pronari t’ia shesi blerësit edhe me policin e sigurimit.

Ata që shesin tani ose objektet e ndërtuara 10 vite më parë dhe shitet tani, duhet të kenë këtë kontratë sigurimi, ndryshe hipoteka nuk e regjistron aktin e shit-blerjes” tha gazetari i Shqiptarja.com Genc Kondi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME