Categories Lajme

Gazetari konfirmohet me Covid-19, përgjigja e testit katër ditë me vonesë

Këtë herë jo për të raportuar ngjarjet, por i izoluar në një dhomë të shtëpisë së tij ku jeton me të ëmën, tre vajzat dhe bashkëshorten. Gazetari i ABC News në Lezhë, Gjergj Figuri, më në fund arriti të marrë përgjigjen e tamponit për Covid-19, katër ditë pasi kreu testin. Sot gazetari Figuri nga përgjigja e testit ka rezultuar pozitiv për koronavirus. Nga e mërkura, kur iu nënshtrua testit e deri këtë të dielë, ai ka qëndruar në ankth për analizën pasi askush nuk i jepte përgjigje. Ai ka njoftuar se gjendja shëndetësore është e qëndrueshme ndërsa ka qëndruar i vetëkarantinuar në banesën e tij gjatë gjithë këtyre ditëve.

Një ditë më parë gazetari Gjergj Figuri denoncoi vonesën e përgjigjes së tamponit në ekranin e ABC News duke treguar të gjithë peripecitë. Figuri publikoi të gjithë telefonatat e kryera me përfaqësues të katër institucioneve të shëndetësisë. Asnjë lajm nuk mori nga urgjenca mjekësore kombëtare cila i bëri të ditur se duhet të drejtohej në spitalin e Lezhës aty e ku kreu tamponin. Po spitali i Lezhës nuk i hapi telefoni po kështu dhe ISHP ku bëhen analizat.

Gjatë rrëfimit Figuri tha se shenjat e para të dyshimit për Covid-19 i ishin shfaqur ditën e shtunë e prej këtij momenti ishte vetëizoluar. Pasi kontaktoi me mjekun e familjes, ky i fundit i sugjeroi të merrte mjekim për dhembje muskulare dhe ibubrofen. Të hënën gazetari pati temperaturë të lartë e në këto kushte, mjeku i familjes, pasi u interesua në njësinë e kujdesit shëndetësor caktoi ditën për tamponin.

Të mërkurën shkoi në spital ku dhe ju mor tamponi për Covid-19 por duhet të kalonin 4 ditë dhe vetëm të dielën arriti të marrë përgjigjen nga e cila rezultoi pozitiv. Ai bën me dije se gjatë këtyre 8 ditëve dhe pse pa përgjigje tamponi, është përpjekur tu qëndrojë strikt rregullave të karantinës në dhomën e tij, për shkak të frikës për përhapjen e virusit në familje, veçanërisht te e ëma. Bëhet me dije se familjarët e tij janë mirë deri tani dhe nuk kanë shfaqur shenja të Covid, ndërsa vetë gazetari vazhdon të qëndrojë në karantinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME