Agjenti iranian, Ehsan Bidi është filmuar duke kërcyer sikur jeta po i shkon vaj brenda qendrës së Strehimit të të huajve në Karec. Gazetari Gjergji Thanasi ka publikuar pamjet në Facebook vetëm një ditë pasi u firmos urdhri i dëbimit nga Ministria e Brendshme. Thanasi ironizon iranianët e Manzës duke thënë se dështuan sërish pasi as nnuk e vranë dot e as nuk e deportuan për në Greqi.
“Z. Ehsan Bidi po kalon kohen e lire ne Qendren e strehimit te te huajve ne Karec. Kulti Rajavi (iranianet e Manzes) edhe kesaj rradhe deshtoi!!! Ata as nuk e vrane dot z. Bidi dhe madje as nuk e deportuan dot ne Greqi!!!!!!”, shkroi Thanasi. Ditën e djeshme, Fax News raportoi se më 17 Tetor është firmosur nga Ministria e Brendshme urdhri i dëbimit ndaj Ehsan Bidit, që cilësohet si person i padëshiruar. Shtetasi iranian, në muajin Gusht të këtij viti tentoi të dilte nga Shqipëria nëpërmjet kufirit të gjelbër me Greqinë dhe më pas akuzohej si i infiltruar i qeverisë së Iranit brenda kampit MEK në Manzë.
MEK reagoi duke thënë se Ehsan Bidi iu dorëzua forcave irakene më 19 prill 2012 dhe ka ardhur në Shqipëri nën kujdesin e regjimit iranian dhe me pasaportë iraniane duke shtuar se, që në vitin 2012 ai nuk ka qenë në asnjë vend me MEK.
