Gjatë 24 orëve të fundit, në Greqi kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 11 persona, si dhe janë regjistruar 438 raste të reja. 175 raste u konfirmuan në rajonin e Atikës e cila mbetet zona më e prekur në vendin fqinj që prej fillimit të pandemisë, për t’u ndjekur nga Selaniku me 49 raste të reja dhe Kozani me 21.
11 pacientë ndërruan jetë nga koronavirusi. Ndërkohë në spitale 85 të infektuar po trajtohen në intubim. Numri i të infektuarve në Greqi ka shkuar 25802, prej të cilëve 55.6% janë burra. 85 qytetarë grek po trajtohen me intubim. Mosha e tyre mesatare është 66 vjeç. 26 (30.6%) janë gra dhe pjesa tjetër janë burra. 94.1% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje themelore ose janë të moshës 70 vjeç e lart.
