Categories Lajme

Gazetari shqiptar: Ju rrëfej për komshien time, presidenten e parë grua në Greqi

Greqia ka bërë sot një hap historik duke zgjedhur presidenten e parë femër, pasi kryeministri Qiriakos Mitsotaqis nominoi 62-vjeçaren Katerina Sakellaropoulou.

Parlamenti i Greqisë votoi që në raundin e parë për zgjedhjen e Sakellaropoulou si presidente e ardhshme të vendit fqinj. 63-vjeçarja fitoi mbështetjen e 261 deputetëve në parlamentin me 300 vende, falë edhe një pakti të heshtur mes qeverisë dhe opozitës.

Në më pak se 24 orë më vonë, partitë e opozitës, në një shfaqje të rrallë uniteti, mbështetën kandidaturën e saj. Ajo u votua nga partia qeveritare Demokracia e Re, partia më e madhe e opozitës, SYRIZA dhe nga Lëvizja për Ndryshim (KINAL). Sakellaropoulou do të shërbejë 5 vjet duke filluar nga 13 marsi, kur përfundon mandati i presidentit aktual Prokopis Pavlopoulos.

Gazetari i TCH Artur Bibe tregoi sesi është njohur me presidenten e parë grua në Greqi.

“Ajo është komshija ime në Athinë dhe kafen e mëngjesit e pimë në të njëjtin lokal në lagje dhe siç ndodh në kafet e lagjes të gjithë njohin të gjithë. Ajo është një grua e thjeshtë dhe bën një jetë të thjeshtë”- tregoi ndër të tjera, disa detaje të jetës së përditshme të presidentes së parë grua në Greqi, Katerina Sakellaropoulou.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME