Deputeti socialist, njëherësh kryetar i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, reagoi për herë të parë në emër të Partisë Socialiste për videon e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla. I ftuar në News24, Manja tha se SPAK duhet të zbardhë një orë e më parë të vërtetën mbi kryebashkiakun Alla, ndërsa theksoi se ai duhet të pezullohet nga detyra, derisa drejtësia të nxjerrë konkluzionet për rastin.
“Sa i përket përgjegjësisë së institucioneve shtetërore, askujt nuk mund t’i bëhet një gj.yq publik, pa u shprehur agjencitë ligjzatuese. Pra, do duhet që Prokuroria të shprehet për rastin. Nëse prokuroria do dalë në konkluzionin se videoja është rast konkret, institucionet shtetërore duhet të marrin masa. Në rast se ky person jep dorëheqjen sot, dhe nesër organet e drejtësisë thonë se videoja ishte sh.antazh? Ai nuk mund të rikthehet në detyrë.
Është rasti të flasë drejtësia. Për përgjegjësinë morale është në ngarkim të vetë kryetarit të bashkisë. Duhet të kemi një hetim të paanshëm, të shpejtë dhe objektiv dhe derisa të flasë drejtësia kryebashkiaku mendoj se duhet të jetë i pezulluar. Por, nuk mendoj për shkarkim pa folur drejtësia”, tha Manja.
