Categories Lajme

Gazetari zbardh detajet e rënda: Ç’po ndodh me të shtruarit

Situata tepër e rënduar nga koronavirusi në vend ka bërë që të kthehet sërish në Covid-2 spitali “Shefqet Ndroqi”.

Gazetari Erjon Skëndaj raportoi sot nga ky spital, ku tha se mjekët janë kundër vendimit të qeverisë për ta rikthyer në spital Covid, për shkak se pacientët nuk mund të marrin shërbimin e duhur në asnjë spital tjetër.

“Nuk ka ende zbrazje të pacientëve nga spitalet. Në Sanatorium po trajtohen mbi 70 pacientë. Mësohet se ka mjekë që kundërshtojnë qeverinë se nuk është normale që pacientët të transferohen, pasi nuk do të kenë kushtet, inmazherinë, bllokun e analizave që kërkohen. Mjekët propozojnë që një nga klinikat e këtij spitali të shërbejë te spitali Covid-3. Pra, të hapet spitali Covid-3 dhe të mos mbyllet Sanatoriumi, por njëra nga klinikat të shërbejë atje”, tha gazetari.

Më tej, Skëndaj raportoi se gjendja vijon të jetë tepër e rënduar te Spitali infektiv, ku shqetësim dhe frikë e madhe për mjekët dhe qeverinë është fakti se po shfaqin shenja edhe moshat e reja.

“Tek Infektivi situata është vërtet serioze. Këtë e tregojnë shtrimet në spital në 24 orëe të fundit, ku kemi pasu 21 të shtruar dhe 8 dalje. Ajo që shqetëson më shumë mjekët është se ka shumë më tepër të sëmurë, që janë në mosha të reja, komplikacion dhe Vdekshmëri të lartë. Kjo duket se është një nga frikërat më të mëdha që ka qeveria sot. Kemi dy raste të intubuar nën moshën 50 vjeç, kemi disa raste të rënduar nën moshën 40 vjeç, prane moshës 30-40 vjeç”, u shpreh ai. (BalkanWeb)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME