Categories Lajme

Gazetarja dhe mashtruesi shqiptar, historia e dashurisë

Histori dashurie, mashtrimi dhe gazetarie. Një gazetare ekonomie e afirmuar amerikane, ka hapur zemrën e saj për të përjavshmen EL për të treguar historinë e trazuar dhe të papërfunduar të dashurisë, në të cilën u përfshi pesë vjet më parë kur po ndiqte problemet gjyqësore të një sipërmarrësi të ri të industrisë farmaceutike. Për Christie Smythe, 38 vjeç, ai që filloi si një reportazh ekskluziv, mundësia për të pasur një burim të pakapshëm si 37 vjeçari Martin Shkreli, u transformua me kohën në një marrëdhënie besimi, bashkëpunimi recipriok, dhe në fund një dashuri që e detyroi atë të divorcohej, të ndërronte shtëpi, të humbasë punën, ndërkohë që ai grumbullonte probleme gjyqësore dhe dënime për mashtrim.

Çdo gjë nisi në vitin 2015, kur Smith, një gazetare e shkëlqyer e specializuar në kronikën gjyqësore për agjencinë financiare Bloomberg, filloi të ndiqtete çështjet e Martin Shkrelit, i cili në atë kohë ishte bërë i famshëm për themelimin e fondeve spekuluese dhe kompani farmaceutike si Retrofin, dhe Turing Farmaceutikal. Në këtë kuadër ai përfitoi epitetin e ‘Farma Bro” – njeriu më i keq i Amerikës – i cili brenda një nate ngriti me më shumë se 5 mijë për qind cmimin e Daraprim, një ilaç i rëndësisë jetësore për të sëmurët me Sida.

Shkrelit i pëlqente të reklamonte pasuritë e tij, ishte i famshëm për koleksionin e tij muzikor dhe kishte blerë për 2 milion dollarë albumin e U Tang Klan, më saktë kapjen e vetme që ishte bërë vetëm për të. Në vitin 2015 ai u arrestua për herë të parë nga FBI, për mashtrim financiar, dhe këtë dënim e ndoqi një tjetër dy vite parë, gjithnjë për mashtrim, me 7 vite burg.

Proceset gjyqësore 38 vjeçari i kishte përballuar me kokën lart duke vazhduar të tregohet arrogant në rrjetet sociale; duke vendosur të mbrohej vetë në gjykatë; dhe debatonte në distancë me gazetarët që përpiqeshin t’i afroheshin. Pikërisht në këtë mënyrë gazetarja iu përpoq të afrohej fillimisht me mesazhe dhe e-maile deri sa e bindi për një intervistë ballë për ballë, ekskluzive. Më pas ishte Shkreli që i kërkonte ndihmë gazetares për të gjetur një avokat të mirë dhe për të treguar versionin e tij të fakteve.

Në atë kohë Smythe ishte e martuar dhe kishte një jetë të përsosur në Brooklyn, shumë punë dhe shumë presion. Ajo shprehet se kur e pa Shkrelin në gjykatë, ajo pa një burrë të ndershëm dhe jo një mashtrues: Ndoshta po tërhiqesha nga një mjeshtër manipulimi por kisha përshtypjen se mund të ruaja kontrollin”, do të shprehej ajo.

Këtë intervistë ajo e kërkoi dhe e reklamoi në rrjetet sociale si një proces i dhimbshëm që më në fund po sheh dritën. Por tashmë që çdo gjë është publikuar dhe ajo ndihet më e qetë, Shkreli nuk e ka vlerësuar shumë këtë ekspozim të anës së tij më të brishtë. Në një deklaratë të ftohtë për revistën EL ai i uroi çdo të mirë për sukseset e saj të ardhshme Smythe. Farma Bro është sërish njeriu më i keq i Amerikës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafisti nga Vlora: Në kohën e Enverit sukses ishte të kishe një femër të bukur

74-vjeçari nga Vlora, i cili e ka pasur gjithë jetën e tij të lidhur ngushtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat\Ra në kontakt me energjinë bashkë me dy punonjës, humb jetën 40 vjeçart në spital, pronari i hotelit në Dhërmi

Pronari dhe dy punonjës të një hoteli në Dhërmi ranë në kontakt me energjinë elektrike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më rrahu në mes të lagjes”/ Nëna denoncon dhunën, djali justifikohet: Dy shpulla ishin

“Punë Pa Teka” transmetoi rastin kur një person ka dhunuar nënën dhe bëllain e dehur.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FOTO/ Miliona euro të sekuestruara, ku i fshihnin paratë “baronët” e krimit shqiptar

SPAK ka njoftuar zyrtarisht mbi operacionin ku u goditën 7 grupe kriminale të rrezikshme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 28-vjeçari në Fier, pranga edhe blerësve

Një 28-vjeçar nga Memaliaj është arrestuar pasi u kap duke transportuar 1.2 kg lëndë narkotike…

LEXO ME SHUME