Categories Lajme

Gazetarja e Tv Klan Enxhi, lexon letrën e fundit të babait të saj të shkruar në gjuhën rome në kartopecetë

E ftuar emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka qenë e ftuar gazetarja nga Korça, Enxhi Kosturi, të cilën e shohim çdo ditë në mëngjes në emisionin e Aldo Morning Show që transmetohet në Tv Klan. Ajo ka rrëfyer historinë e dhimbshme të babait të saj që humbi jetën nga Covid-19 në 15 Mars.

Arben Kosturi ka qenë aktivistit dhe kryetar i shoqatës rome “Distuni Albania” në Korçë. Për shumë vite ai ka qenë aktivist në mbrojtje të të drejtave të komunitetit rom, egjiptian dhe minoriteteve në veçanti dhe një gazetar mjaft i aftë. Vajza e tij Enxhi ka lexuar në studio edhe letrën e fundit prekëse që i ati ka shkruar në një kartopecetë në spital dhe më pas e kishte fotografuar.

Rudina Magjistari: Ai ka lënë një letër ditët e fundit dhe është shkruar në kartopecetë që me siguri për ty do jetë një kujtim shumë i shtrenjtë. Si ka qenë historia?

Enxhi Kosturi: Babi ka qenë instruktor i gjuhës rome, ku jepte gjuhën rome nëpërmjet abetareve nga klasa e parë deri në klasën e 5 dhe ditën, pra ishte mësues dhe ditën e 7 Marsit e kishte shkruar këtë letër në kartopecetë dhe më pas i ka bërë foto. Unë ia urova babit gëzuar 7 Marsin dhe nuk e dija që kishte shkruar këto fjalë. Këto fjalë janë shumë prekëse dhe shumë të dhimbshme.

Rudina Magjistari: Çfarë të ka shkruar?

Enxhi Kosturi: Ikin shumë vite, por si kjo s’kisha parë, o Zot çfarë është kjo katastrofë për njerëzit nëpër botë? Ajri që na mungon dhe ëndrrat që vijnë në korridoret e spitaleve ku veç ankthi të vërteton. Virusi i tillë që jeton, rrëmben dhe njerëzit nuk i pyet. Njerëzit nuk i zgjedh, po pyet, i merr, miqtë romë të thjeshtë pa emër, kjo botë tmerr, deri tani nuk di, akoma katastrofë në këtë botë ku njerëzit gjallë hyjnë dhe dalin të vdekur, dy metra nën tokë të ikur fatkeqësisht.

Rudina Magjistari: Ka qenë një gazetar goxha i zoti dhe sidomos më pas angazhimi i tij në shoqatën rome dhe zgjidhja e tij si kryetar e ka bërë që ta mbrojë dhe ta përfaqësojë denjësisht kauzën rome, egjiptiane dhe të gjitha komunitetet e veçanta.

Enxhi tregon Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi i ka ndihmuar shumë dhe i ka kërkuar mjekëve të kujdesen për Arbenin njësoj sikur të ishte ai vetë. Sipas vajzës, mjekët bënë të pamundurën për të shpëtuar të atin, por virusi ishte më i fortë se ai dhe e mposhti. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME