Categories Lajme

VIDEO\ Me lot në sy gazetarja Genta Popa bën vaksinën live në studion e lajmeve

Ka nisur dhe vaksinimi i gazetarëve dhe operatorëve të terrenit në vend, si një kategori e riskuar prej virusit për shkak të angazhimit profesional. Gazetarja Genta Popa, zgjodhi ta merrte dozën e parë të vaksinës anti-Covid live nga studio e lajmeve të Top Channel.

Me lot në sy spikerja e lajmeve i bëri apel të gjithë qytetarëve të vaksinohen, duke kujtuar dhe kunatin e saj të ndjerë, Kujtim Prodani, i cili ndërroi jetë pak kohë më parë pikërisht nga Covid-19.

Pjesë nga biseda me Silva Binon:

Genta Popa: Kujtoj dhe unë them në këtë moment se më vjen në mend familjari im i dashur Kujtim Podani, i cili humbi jetën nga Covid-19….me siguri edhe ju keni ndonjë familjar që ka humbur betejën me Covid-19, kështu që le të kemi besim tek vaksina. Apo jo zonja Bino?

Silva Bino: Unë u emocionova shumë Genta!

Genta Popa: Le të përpiqemi të jemi sa më humanë sepse kjo është detyra jonë. Keni humbur dhe ju nga fusha e mjekësisë, keni humbur kolegët tuaj.

Silva Bino: Patëm shumë miq që humbën jetën dhe ky është një çast shumë i rëndësishëm….ju falenderoj.

Genta Popa: Shpresoj që gjithçka të shkojë sa më mirë për të gjithë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në bypass-in e Fierit, makina del nga rruga, shoferi ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në bypass-in e Fierit, në segmentin pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 2 Tetor 2026

Dashi Mos e humbni kohen me gjera te kota sot juve qe jeni ne një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Manatia e Lezhës në flakë, zjarrfikësit në mbrojtje të banesave! Ndërhyrje nga ajri me helikopter

Një zjarr masiv ka prekur që prej mbrëmjes së djeshme zonën malore në Manati, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U ndalua për ngacmim të të miturave, ky është këngëtari fierak që u vu në pranga

Në foto është këngëtari fierak E.Xhaferi, i cili është ndaluar nga Policia e Fierit pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 1 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire mjafton te bëni edhe ndonjë lëshim…

LEXO ME SHUME