Categories Kulture

Gazetta Di Venezia në vitin 1919: Shkresa e djemve të Ismail Qemalit drejtuar ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 14 Maj 2022 “Gazzetta di Venezia” ka botuar, të shtunën e 15 shkurtit 1919, në faqen n°2, shkresën e djemve të Ismail Qemalit drejtuar asokohe ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë me rastin e vdekjes së babait të tyre, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Vlorë, 14 shkurt.

Djemtë e Ismail Qemalit i dërguan ministrit të Punëve të Jashtme Sonnino shkresën e mëposhtme :

“Në këto rrethana të dhimbshme, mirënjohja jonë e përjetshme ndaj kombit të madh fisnik italian dhe qeverisë së tij mbretërore, për pritjen e rezervuar dhe nderimet e bëra ndaj trupit të babait tonë të dashur, është aq e madhe dhe e paharrueshme, se është detyrë për ne, fëmijët e tij, t’i lutemi që të pranojë falënderimet tona të përzemërta dhe të besojë përgjithmonë, si të gjithë shqiptarët e vërtetë, miqtë e tij besnikë dhe të përjetshëm që i urojnë mbarësi, duke pasur sigurinë se me të do të sigurohet prosperiteti i Shqipërisë. — Nënshkruar : Et’hem, Qazim, Qamil, Vlora”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME