Categories Lajme

Gëlltiti kokainën që mos ja gjente policia, përfundon në spital i riu në Elbasan

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në aksin rrugor Bradashesh–Elbasan, ku një automjet me xhama të zinj ka rënë në sy të shërbimeve të Qarkullimit Rrugor.

Pas sinjalizimit për ndalim nga ana e policisë, drejtuesi i mjetit, shtetasi E. M., 37 vjeç, ka ndaluar makinën, por ka refuzuar të dorëzojë dokumentacionin e kërkuar.

Për shkak të mosbindjes ndaj urdhrit të punonjësve të rendit, ai është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë për verifikime të mëtejshme. Gjatë procedurave të ndjekura nga ana e uniformave blu, 37-vjeçari ka shfaqur probleme shëndetësore, çka ka detyruar autoritetet ta dërgojnë menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Burime paraprake bëjnë me dije se dyshohet se ai ka gëlltitur një sasi lënde të dyshuar narkotike, për të shmangur kontrollin dhe pasojat ligjore. Aktualisht, E. M. ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME