Categories Showbiz

Genc Fuga flet për divorcin me ish-gruan: Mora vendimin sepse…

I ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, aktori i njohur Genc Fuga ka treguar si erdhi divorci me ish-gruan e parë dhe marrëdhënien e ngushtë që ka me vajzën e tij të madhe 21 vjeç. Ai ndër të tjera shprehet se ka besuar dhe beson fort tek institucioni i martesës dhe familja.

Mirela Milori: Flasim pak për raportin me Enin, ka qenë studentja jote?

Genc Fuga: Po.

Mirela Milori: Në mos gaboj vjen nga një divorc i parë dhe keni një djalë?

Genc Fuga: Vajzë.

Mirela Milori: Sa vjeç është?

Genc Fuga: Është 21 vjeç, për momentin është në Gjermani, po studion aty. Pres të vijë nga mesi i Marsit kur të hapen edhe rrugët e Gjermanisë.

Mirela Milori: Ka elementin tuaj artistik apo jo?

Genc Fuga: Ka elementin tim të analizës së mendimit dhe pamjen, më ngjan shumë.

Mirela Milori: Humor?

Genc Fuga: Nga ai i mençuri që kam qejf unë.

Mirela Milori: Po e idealizon. Genc Fuga: Patjetër që distanca dhe malli bëjnë të vetën, por humorin e kam trashëguar edhe tek vajzat e tjera. Mirela Milori: Si ishte të rithemeloje jetën pas një divorci, e ke menduar “tani që u divorcova, jeta mund të vazhdojë, por martesë jo më”?

Genc Fuga: Në fakt jam ndërtuar duke krijuar një raport besimi. Institucioni i familjes ishte një nga institucionet që unë besoja dhe besoj akoma, jo vetëm si një celulë shoqërore por edhe si më e mira e mundshme për t’u trashëguar puna si prindër për fëmijët. Ndonjëherë mund të duket kontradiktore, por duhet të marrësh vendime për të arritur atë familje që në fund të fundit kërkon.

Ky ishte aspekti, nuk kishte aspekt tjetër nga këto të çështjeve të mëdha për shembull mund të jenë nëpër gjykata, apo disi penale të tipit dhunë etj. Erdhi një moment i jetës që nuk po interferonin më dhe kjo më shqetësoi. Vura në perspektivë figurën tonë si prindër dhe nuk mu duk fort e bukur, kështu mu desh të merrja disa hapa për të ruajtur atë që quhet prindërim apo familje.

Mirela Milori: Kishe frikë për një martesë të dytë, sepse zakonisht kur njerëzit divorcohen thonë jo jo. Genc Fuga: Jo thashë, besoja tek familja dhe hapi për të vajtur tek familja ishte martesa. Si me thënë rrallë kam mbajtur makina pa letra në një lloj sensi, i doja të gjitha (qesh).

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME