Categories Politike

“Gent Cakaj ka paraqitur në zyrën e Ramës dorëheqje të parevokueshme!”

Historiani e ish Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Paskal Milo ka treguar mbrëmjen e djeshme në emisionin “360 gradë” se pas mosdekretimit të tij si kryediplomat, Gent Cakaj i ka paraqitur dorëheqjen e parevokueshme kryeministrit Edi Rama.

Milo ka shtuar se ngjarja ka ndodhur disa orë pasi Meta ka vendosur mosdekretimin dhe fill pas tensioneve të shumta që u krijuan mbi emrin e shqiptarit nga Kosova.

Milo: Unë personalisht mendoj që me gjithë respektin që kam ministrin Bushati, mendoj që vendimi i Ramës për ta larguar nga qeveria është përfundimtar. Besoj që nuk do të jetë më pjesë e qeverisë. Sa i përket zëvendësimin e zt.Bushati, unë do t’ju them që opsionet mund të jenë dy-tre. Me sa jam në dijeni zt.Cakaj i ka dorëzuar sot dorëheqjen kryeministrit. Dorëheqja sipas informacionit që kam unë, është e parevokueshme në rastin kur zt.Cakaj do mbesë në pozitën e zv/ministrit të Jashtëm.

Unë mendoj se janë disa variante të njohura të qeverive nga vitet e mëparshme. Një variant mund të jetë varianti grek i Cipras që Rama të bëhet edhe ministër i Jashtëm. Varianti i dytë mund të jetë një propozim i ri i kryeministrit për ministër të Jashtëm. Duke njohur vullnetin dhe tipin e kryeministrit Rama, besoj se ai do të përpiqet të bëjë një zgjedhje sui-generis që e ka pasur mendje si plan B që nga momenti kur Presidenti e shtyu për më tej sh-dekretimin e zt.Bushati./Express

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME