Categories Lajme

Gent Cakaj reagon për Veselin: Drejtësia selektive nuk është drejtësi

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka reaguar me një status në Facebook lidhur me thirrjen që i është bërë për intervistim në Gjykatën Speciale në Hagë, Kadri Veselit. Ky akt, sipas Ministrit Cakaj, është vetëm vazhdim i padrejtësive sistematike dhe qasjes së njëanshme ndaj UÇK-së dhe Kosovës.“Lufta e UÇK-së ka qenë historikisht e drejtë dhe e vetmja përgjigje ndaj përpjekjeve genocidiale të Serbisë ndaj popullit shqiptar të Kosovës. Serbia, vetëm në luftën e fundit në Kosovë, është përgjegjëse për vrasjen e me tepër se 12.000 shqiptarëve, për deportimin masiv të më shumë se një milion njerëzve dhe miliona dollarë dëme të luftës. Këto krime nuk janë kryer në baza individuale, por kanë qenë të sponsorizuara drejtëpërdrejtë nga aparati shtetëror i Serbisë.”- thekson Cakaj.Për Cakaj, ka vetëm një faktor thelbësor në procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi dhe ai është adresimi i krimeve të Serbisë. E në këtë kontekst, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka dhe një mesazh për të gjithë ndërkombëtarët: “Bota, ndërkaq, duhet të jetë shumë më e zëshme dhe më e qartë në kërkesën për llogaridhënie historike e vendosje të drejtësisë për bëmat monstruoze të Serbisë në Kosovë!”Ministri Cakaj përfundon qëndrimin e tij duke shkruar se Kadri Veseli me shokë sot janë shumë më shumë se luftëtarë të lirisë: ata janë dëshmitarë të pastërtisë së kauzës për çlirimin e Kosovës!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME