Categories Lajme

George Clooney i ashpër me Trump: Ai dhe familja e tij do shkojnë në koshin e plehrave të historisë

Aktori i njohur amerikan, George Clooney ka dalë kundër Presidentit në detyrë Donald Trump, pas trazirave që shkaktuan mbështetësit e tij në Kongresin Amerikan. Në një deklaratë për Hollywood Reporter, aktori 59-vjeçar kritikon presidentin dhe familjen e tij dhe i akuzon ata se kanë nxitur dhunën dhe janë në anën e gabuar të historisë.

“Donald Trump dhe e gjithë familja e tij duhet të shkojnë në koshin e plehrave të historisë. Emri i tij tani do të shoqërohet përgjithmonë me kryengritjen”, u shpreh aktori.

Clooney shtoi e ishte shumë e dhimbshme të “shikoje Kongresin Amerikan të përdhosej në atë mënyrë”. Po ashtu aktori komentoi dhe debatin për aktivizimin e amendamentit të 25-të të Kushtetutës që synonte shkarkimin e Trump, duke thënë se do ishte diçka shpresëdhënëse për daljen nga situata ku është vendi ditët e fundit.

Komentet e Clooney bëhen pas trazirave të shkaktuara dy ditë më parë, në një kohë kur Kongresi Amerikan certifikoi fitoren e Joe Biden. Mbështetësit e Trump që ishin mbledhur për të dëgjuar fjalimin e tij u futën brenda Kongresit Amerikan dhe 4 prej tyre u vranë. Donald Trump u akuza se nxiti dhunën, por një ditë më vonë ai e dënoi atë dhe tha se pushteti tek Biden do të kalonte në mënyrë paqësore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu gjetën 1000 fara kanabisi në makinë, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Procesi”, me qëllim parandalimin e kultivimit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himara bëhet gati për çeljen e sezonit turistik, 3 ditë me mbi 15 aktivitete argëtuese

Qyteti bregdetar i Himarës bëhet gati për çeljen zyrtare të sezonit veror. Mbi 15 aktivitete…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi e rëndë: Nëna vetëvritet pak orë pasi bashkëshorti i vrau foshnjën 4-muajshe

Një ngjarje e tmerrshme ka tronditur opinionin publik në Huntsville, Shtetet e Bashkuara, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hiqet kufiri, rikthehet lëvizja e lirë Kosovë–Shqipëri

Ka hyrë sërish në fuqi këtë të premte marrëveshja për lëvizjen e lirë kufitare mes…

LEXO ME SHUME