Categories Lajme

“Perimetri”, transportoi 12 emigrantë drejt Tiranës dhe nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, kapet 28-vjeçari

Policia e Korçës njofton se ka arrestuar një 28-vjeçar, pasi akuzohet për transport të paligjshëm të emigrantëve drejt Tiranës.Sipas policisë, i riu gjithashtu nuk iu është bindur urdhërave për të ndaluar.

Njoftimi i policisë: Qarku Korçë Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”.

Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, i cili transportoi kundrejt fitimit 12 emigrantë të paligjshëm dhe nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimit në DVP Korçë, Policinë Kufitare dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 4 në Tiranë, në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 28.12.2020, në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë të mundur ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim R. K., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi i mësipërm, pasi është konstatuar nga forcat e Policisë, në fshatin Dardhas, Pogradec, me mjetin tip “Volksvagen”, me të cilin po transportonte në drejtim të Tiranës kundrejt fitimit 12 emigrantë të paligjshëm, nuk i është bindur urdhrit të tyre për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi duke braktisur mjetin. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME