Categories Lajme

Gëzim Ademaj, kandidat për deputet në qarkun e Vlorës takim në fshatin Vllahinë

Nga Gëzim Ademaj

Unë kam kënaqësinë dhe krenarinë që jam një qytetar i Selenicës po kështu dhe i Vllahinës. Vllahina me Selenicën kanë një ngjashmëri të madhe. Kam kënaqësinë të jem midis jush me ju. Unë jam një si ju, momenti më solli që të kandidoj unë por mund të ishte dhe dikush si ju. Jam i priviligjuar që përfaqësoj dhe kandidoj në një zonë të varfër, të lënë pas dore.

Vërtet të varfër nga ana ekonomike por të lënë pas dore dhe nga qeveria e Ramës por me një shpirt të pasur. Para se ti përkas komunitetit çam, unë jam lindur në Selenicë dua apo nuk dua jam lab si ju. Selenica dhe Vllahina për mua kanę dy gjëra të përbashkëta janë dy vende që kanë pasuri por varfëri. Është për të ardhur keq që në këtë zonë vinë puntorë nga vende të tjera dhe nuk punojnë ata qe janë banues aty.

U garantoj që pas 25 Prillit nuk do të ndodhi më. Në këtë zonë që është kaq shumë e pasur do punoni ju dhe vetëm ju. Jemi në vitin 2020 dhe është për të ardhur keq që përfaqësoj një zonë të varfër që 3 gjërat më elementare në këtë zonë mungojnë uji, dritat dhe rrugët, prandaj me ndihmën tuaj me pushtetin që do më jepni juve me votën tuaj. Pa ju jam askush, unë ju garantoj që do të bëjmë më të mirën e mundshme për këto tre gjëra ujë drita dhe rrugët. Qeveria e Rilindjes jo vetëm qeveri për anën ekonomike që nuk është, një qeveri mashtruese që gënjeu arsim falas, shëndetësi falas punësim, por sot që flasim dhe atje ku unë punoj dhe jetoj ka vetëm papunësi. Kjo qeveri i shikon këta njerëz si njerëz që ka një mospërfillje dhe një dhunë të tmerrshme. Vlora nuk është vetëm shëtitorja e Lungomares për të bërë xhiro por kur qytetari nuk ka të ushqehet është një gjë pa vlerë.

Ajo që garantojmë ne që përfaqësojmë dhe do ta sjellim ndryshimin në këtë datë që është misioni historik nuk është ikën Rama dhe vjen Basha në pushtet por të sjellim dinjitetin e të gjithë njerëzve. Moralisht në këtë fushatë jemi shumë të ngritur këtë ua them me shpirt kjo qeverisje ka marrë rrokullimën dhe nuk ka njeri që ta ndali më. Humbja e tyre është e sigurt, nuk blihet cdo gjë dhe ky popull sado që të jetë, mori lek në 2017 e ka kuptuar se ka gabuar. Nuk ka më zot në botë që të ndalojë rrokullisjen e tyre. Prandaj ne duhet ti bashkohemi ritmit të fitores. Unë besoj se ne jemi ndryshimi. Ne jemi ndryshimi për të ndryshuar Shqipërinë më 25 prill.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME