Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka uruar sot të gjithë shqiptarët: Gëzuar Ditën e Verës!
Ambasada amerikane i uron të gjithë shqiptarëve një Ditë Vere të qetë dhe të sigurtë në shtëpi.
Ambasada e SHBA shton se pasi kjo periudhë e vështirë të kalojë, ne do ta mirëpresim verën të gjithë së bashku, me krahë dhe zemra të hapura.
“Gëzuar Ditën e Verës! Ambasada e SHBA i uron të gjithëve një ditë vere të qetë dhe të sigurtë në shtëpi! Pasi kjo periudhë e vështirë të kalojë, ne do ta mirëpresim verën të gjithë së bashku, me krahë dhe zemra të hapura!, thuhet në urimin e Ambasadës së SHBA.
