Categories Sport

Gigs “tradhëton” Ronaldon: Leo Messi është gjeniu, lojtar si ai sheh veç një herë në jetë

“Të zgjedhësh mes të dyve është mëse e vështirë. Do të doja të thoja për Kristianon, duke qenë se me atë kam luajtur dhe e kam parë evolucionin e tij si lojtar, por Mesi është një gjeni. është një lojtar që e sheh njëherë në jetë. është e vështirë të zgjedhësh dhe do doja të thoja Kristianon, por është krahasim i kotë”. Në dilemën e përjetshme të dhjetëvjeçarit të fundit se cili mes Ronaldos dhe Mesit është më i mirë, Rajan Gigs, ish-ylli i Mançester Junajtidit dhe ish-shok ekipi me asin portugez, sot trajner i Uellsit, nuk ka asnjë dyshim.

“Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë se do të bëhej një prej golashënuese më të mirë të historisë së futbollit. Mbaj mend debutimin e tij ndaj Boltonit, ku e teproi shumë. Nuk pasonte topin, driblonte dhe simulonte shumë. Për të te Junajtid ishte një nisje e vështirë. Por më pas çdo gjë ndryshoi dhe ne e dinim se duhet ta pasonim topin te Kristiano, ndonëse në ekip kishim lojtarë si Runi, Skols apo Tevez. E dinim se ai ishte në gjendje të bënte diferencën. E ka bërë këtë në klube të mëdha si Junajtid, Reali dhe tani te Juventusit. Në zonë është vdekjeprurës, driblon, gjuan me të majtën dhe të djathtën. Kristiano është padyshim nga më të mirët e të gjitha kohërave”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Shqipet trondisin Serbinë! Manaj vendimtar, kuqezinjtë mbajnë gjallë ëndrrën për Botëror

Në një ndeshje historike në Leskovac, Shqipëria triumfoi 0-1 ndaj Serbisë, falë një super-goli të…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Serbi–Shqipëri në Leskovac, sot zhvillohet dueli që vendos fatin e Botërorit

Kombëtarja shqiptare është gati për një nga sfidat më të rëndësishme të eliminatoreve të Kupës…

LEXO ME SHUME