Categories Lajme

Giorgia Meloni mbërrin në Vlorë, Rama pret në port kryeministren italiane

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka mbërritur në Portin e Vlorës. Meloni është pritur nga kryeministri Edi Rama. Meloni për të vizituar Shqipërisë u nis nga Brindisi me një traget të linjës.

Ndërkohë në kuadër të vizitës së homologes italiane në Portin e Vlorës ka shtim të masave të sigurisë.

Siç shihet edhe nga pamjet, ka shtim të numrit të efektivëve, gjithashtu në gatishmëri është edhe një ambulancë.

Ajo erdhi me ftesë të kryeministrit Edi Rama dhe udhëtoi si një pasagjere e zakonshme me një traget të linjës Brindisi-Vlorë.

Kreu i qeverisë italiane do të kalojë pushimet me bashkëshortin dhe vajzën saj në qytetin bregdetar. Mësohet se ajo do të qëndrojë për dy ditë. Meloni dhe Rama iu drejtuan vilave qeveritare pas takimit në port.

Kujtojmë që pak ditë më parë Rama dha një intervistë për mediat italiane.  Gjatë intervistës, kreu i qeverisë u ndal edhe te raporti me homologen italiane, për të cilën tha se  “të gjithë prisnin një përbindësh fashist, por në të vërtetën u përballën me një evropiane”.

Ditët e fundit mediat italiane kanë treguar interes të lartë për mendimin e Kryeministrit Edi Rama në lidhje me Kryeministrin e Italisë, Giorgia Meloni, sipas të cilit ajo është trashëgimtare e një tigri, jo e një rinoceronti.

Në intervistën për gazetën e përditshme italiane “Libero”, sërish Rama përcolli vlerësimin e tij dhe surprizën përballë të cilës u gjendën dhe vetë liderët europianë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME