Categories Lajme

Gjashtë shtetas dhe ish-drejtori i ALUIZNI-t në Dibër, janë vënë nën he.tim

Gjashtë shtetas janë vënë nën hetim në kuadër të një operacioni policor kundër informalitetit.

Mes tyre janë proceduar penalisht ish drejtori dhe ish përgjegjësi i ALUIZNI-t, në Drejtorinë Rajonale Dibër të akuzuar për shpërdorim detyre.

“Nga kryerja e veprimeve hetimore të deritanishme rezutlon se N.K., 56  vjeç, banues në Tiranë, ish drejtor i Agjencisë  së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave / Ndërtimeve Informale dhe E.M., 37 vjeç,  banues në  Dibër, ish Përgjegjësi i Sektorit ALUIZNI-t, duke qenë  të emëruar në detyra drejtuese pranë kësaj drejtorie, dyshohet se me veprimet e tyre  në kundërshtim me ligjin kanë shpërdoruar detyrën  duke sjellë përfitime të padrejta personave të tjerë, si dhe kanë dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit  në mbrojtjen dhe administrimin e territorit,”-raporton policia.

Ndër të proceduarit janë edhe ish drejtues të Qendrës Balneare Dibër:

– I.Q, 54 vjeç, ish Drejtor i Ndërmarrjes

– I.V,  52 vjeç, ish Përgjegjës i Zyrës së Financës

-S.K,  35 vjeç, ish Drejtor i Ndërmarrjes

-E.M,  27 vjeç, të gjithë banues në Dibër

“Këta shtetas duke qënë  të emëruar në detyra të ndryshme pranë Qendrës Balneare Dibër,  dyshohet se me veprimet  e tyre, në kundërshtim me ligjin,  kanë sjellë si pasojë mos funksionimin normal të aktivitetit ekonomik dhe administrativ të Qendrës Balneare Dibër, duke ju sjellë përfitime të padrejta personave të caktuar të administratës së ndërmarrjes,  në bonuse transporti  si dhe kanë shmangur nga taksimi  mbi të ardhurat nga shpërblimet punonjësit e kësaj qendre, veprime të cilat kanë cënuar interesat e ligjshme duke i shkaktuar  një dëm të konsiderueshëm ekonomik kësaj ndërmarrje  (në vlerën e pasqyruar në Raportin Përfundimtar  dhe në Vendimin Nr. 154 datë 23.12.2016 të KLSH-së),”-informojnë uniformat blu.

Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME