Categories Sport

Rekord i vendosur para 70 vitesh, Lukaku mund ta arrijë sot

Romelu Lukaku ishte blerja më e bujshme e Interit gjatë merkatos së verës dhe starti i aventurës së tij me zikaltrit ishte perfekt, duke shënuar nga një gol në dy ndeshjet e para të kampionatit italian.

Sot në mbrëmje Interi do të presë në “San Siro” Udinesen, ndërsa Lukaku do të provojë të barazojë një rekord të vendosur në vitin 1948, pra më tepër se 70 vite më parë, të bëhet futbollisti i dytë në historinë zikaltër, që shënon në 3 javët e para.

I pari dhe i vetmi futbollist i Interit, që ka shënuar gol në 3 javët e para të kampionatit, ka qenë franko-hungarezi Istvan Nyers, i cili përveç këtij rekordi, në atë sezon u shpall edhe golshënuesi më i mirë, 26 gola.

Pikërisht sot në mbrëmje Lukaku do të ketë mundësinë t’i barazojë rekordin, ndërsa më pas të shpresojë që kjo t’i shërbejë si një ogur i mirë, për t’u shpallur edhe golshënuesi më i mirë i kampionatit./supersport.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME