Categories Lajme

Gjashtë vëllezër, por nënën ia lanë motrës: Ty të ra për pjesë, ç’ti bëjmë tani?!

“Shihemi në Gjyq” tek “E Diela Shqiptare” këtë herë pati një çështje midis Zanës dhe vëllait të saj, Gëzimit. Zana është motra më e madhe e gjashtë vëllezërve, por pavarësisht kësaj, ajo jeton me nënën e sëmurë dhe vajzën e saj invalide.

Në 2004-n, pas vdekjes së babait dhe mbetjes vetëm të nënës së saj, Zana tregoi se asnjë prej vëllezërve nuk qëndroi me të. Djali i Zanës u kujdes disa vite për gjyshen derisa krijoi jetën e tij, më pas kujdesi i kaloi Zanës.

Ajo çfarë Zana i kërkon vëllezërve janë detyrimet ndaj saj për kujdesin që ajo ka treguar ndaj nënës së tyre të sëmurë, i cili ka ardhur edhe me koston e shkëputjes së Zanës nga familja e saj.

Gëzimi thotë se nuk ka asnjë detyrim përderisa Zana ndryshe nga vëllezërit, ndodhej në Shqipëri dhe ishte e caktuar për të të kujdesej për nënën. Zana kërkon një mënyrë që vëllezërit t’ia shpërblejnë sakrificat dhe sadopak dashuri ndaj saj, ndërsa i vëllai sugjeron zgjidhjen e një azili për nënën 84-vjeçare.

Tashmë, problemi ndodhet tek shtëpia e prindërve të tyre. Për shkak se shtëpia ka një sipërfaqe të vogël dhe gjashtë pronarë, Zana kërkon që të paktën vëllezërit t’i lenë pjesën e tyre.

Për shkak se babai nuk ka lënë një akt trashëgimie, pjesa e tij i kalon të shtatë fëmijëve, ndërsa nëna që është gjallë, mund t’ia falë pjesën e saj atyre. Shtëpia në vitin 1992 ka patur 6 pronarë që janë prindërit dhe katër fëmijët e tjerë, përveç Zanës dhe Gëzimit. Këtyre të fundit iu ka kaluar pjesa që ka patur babai i tyre për arsye të mungesës së aktit të trashëgimisë.

Gëzimi: Ty të ra për pjesë, ç’ti bëjmë tani?

Zana: Çfarë the more? Më ka rënë mua për pjesë?

Gëzimi: Ty të ra, ti qëllove këtu.

Zana: Nëna nuk më bëri vetëm mua, të ka bërë ty e ka bërë edhe të tjerët. Ju keni ikur të gjithë një nga një dhe s’jua ka ndierë fare për nënën. Çfarë keni bërë për të, për një “Alo?” Një herë në muaj në telefon? Apo keni dhënë 100 euro në vit?/tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Vrasja e dyfishtë në Lezhë, mjeti që u gjet sot ishte marrë me qira në Rinas dhe…

Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet një shqiptar në Kalamata të Greqisë, shpallet në kërkim pronari grek

Një 42-vjeçar emigrant shqiptar në Greqi, është gjetur i vdekur në një stallë në Mesinia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panoramë e rëndë mjedisore, liqeni i Kukësit shndërrohet në vendgrumbullim mbetjesh plastike

Vijon të mbetet alarmante situata në liqenin e Kukësit, ku ndotja masive e ujërave po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Barriera e rrugës ndan në dysh makinën, shpëton i riu

Një aksident i frikshëm ka ndodhur dje në aksin rrugor Llogara-Vlorë, në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafik kokaine, arrestohen shqiptarët babë e bir dhe 22-vjeçarja!

Oficerët e karabinierëve nga Njësia e Operacioneve të Frosinone në Itali arrestuan tre persona të…

LEXO ME SHUME