Categories Lajme

Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Vlorës ka arrestuar 3 persona

Vlorë Në vijim të punës intensive për vendosjen para përgjegjësisë penale të autorëve të veprave të ndryshme penale, gjatë 24 orëve të fundit Policia e Vlorës ka arrestuar 3 persona, konkretisht:

Arrestohet shtetasi N.S., 66 vjeç, banues në fshatin Romës, Selenicë.

Arrestimi i tij u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, specialistët e narkotikëve kanë gjetur të fshehur 2.3 kilogramë lëndë narkotike kanabis sattiva dhe një armë gjahu pa lejen e organeve kompetente.

Arrestohet shtetasi M.P., 45 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë në lagjen “24 Maji” pasi u kap duke dretjtuar një motokarro në gjendje të dehur.

Sarandë, ndalohet shtetasi në kërkim T.K., 23 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli, Sarandë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale të vjedhjes.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME