Categories Lajme

Gjatë ceremonisë mortore së dy motrave nga Ballshi, ndihen keq babai dhe vëllai

Dalin detaje të tjera të rënda nga vrasja e dyfishtë që ndodhi në Ballsh, ku Gazmend Musta masakroi me thikë gruan dhe motrën e saj. Krimi makabër që ndodhi më 2 janar, la pas dhimbje edhe te familja e Gentiana dhe Merisa Caushit.

Mësohet se vëllai i dy vajzave kishte pësuar vdekje klinike pasi ishte ndjerë keq gjatë ceremonisë mortore të dy motrave të tyre.

Ky fakt tragjik u bë i ditur nga kryebashkiaku i Ballshit, Agron Kapllanaj, i cili tregoi dramën e kësaj familje gjatë një prononcimi për gazetarët.

“Kam qenë prezent edhe gjatë ceremonisë së varrimit dhe kam parë që ata kanë përjetuar një dramë të vërtetë. Vëllai i dy viktimave ka pësuar vdekje klinike gjatë varrimit dhe më pas u shoqërua urgjent në spital.

Falë Zotit ai sot është mirë. Babai i tyre është në gjendje të rëndë, pasi ka qenë dhe i sëmurë. Ne jemi munduar që dhe do të vazhdojmë t’ju qëndrojmë afër, duke i ndihmuar edhe nga ana ekonomike që t’i heqim një pjesë të shpenzimeve të funeralit. Do i propozojmë Këshillit Bashkiak miratimin e një fondi specifik për këtë rast”, tha kryebashkiaku.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME