Preshi eshte gatuar tradicionalisht nga gjyshet tona, mbase per koston e tij te ulet ku me pak shpenzime mund te ushqeje te gjithe familjen. Me poshte po ju sjell variantin me mish viçi, por per nje pjate vegjetariane, mund ta zevendesoni mishin me oriz.
Perberesit
400gr mish viçi, te ndare ne copa
1 kg presh, i prere ne rrota
1 qepe, e prere imet
1 karrote, ne kubik te vegjel
2 gjethe dafine
2 luge gjelle salce domatesh
spec te kuq jo djeges (paprika)
piper te zi te sapobluar
vaj ulliri
kripe
leng limoni ose uthull per sperkatje
Ne nje tenxhere (akoma me mire ne tenxhere me presion e cila ju redukton kohen gjysme per gjysme) kaverdisim ne vaj ulliri qepen, karroten dhe mishin. Shtojme preshin dhe vazhdojme kaverdisjen ne zjarr te ulet derisa te jete zbutur. Shtojme rreth 1.5liter uje, gjethet e dafines, kripe dhe i ziejme ne tenxhere normale per rreth 1 ore ose ne tenxhere me presion per 30 minuta. Gjella me presh duhet te rezultoje me pak leng dhe yndyra te kete dal ne siperfaqe.
Ne fund e rregullojme me pak spec te kuq jo djeges dhe piper te zi te sapobluar. E sherbejme te ngrohte sperkatur me pak leng limoni ose me 1 luge uthull.