Categories Lajme

Gjen portofolin e nënës shqiptare me 500 euro, prek me gjestin e saj infermierja greke

Një infermiere greke është rasti më i mirë, për të thënë se nuk janë të gjithë njerëzit njësoj. 34-vjeçarja Stavroula Metaxakis nga Viannos i Kretës, gjeti portofolin me 500 euro të një nënë shqiptare, teksa ishte duke bërë blerje në një dyqan.

Siç raportojnë mediat greke, infermierja gjeti në dysheme një çantë femre me më shumë se 500 euro brenda Ajo mendoi se gruaja që e humbi do ta kërkonte, duke u rikthyer menjëherë në dyqanin ku kishte bërë pazar.

Infermierja priti dy orë të tëra pranë vendit ku gjeti çantën, derisa pa një nënë me tre fëmijë, e cila ishte shumë e shqetësuar.

“E kuptova që ishte çantë e saj. Iu afrova dhe e pyeta nëse ajo kishte humbur ndonjë gjë. Ajo më vështroi në sy me intensitet dhe u përgjigj se kishte humbur portofolin. Kur i thashë që e kisha gjetur ajo u gëzua dhe më puthi duke thënë faleminderit”, tregon 34-vjeçarja.

Më tej infermierja thotë se e kishte kuptuar që nëna me 3 fëmijë ishte me origjinë nga Shqipëria.

“Nuk prisja që dikush të gjente portofolin e saj dhe të priste dy orë derisa t’i dorëzonte atë që e humbi”, ka thënë ajo. “Unë e di se sa shumë i duhen këto para një nëne 32-vjeçare, si Olisa, duke rritur tre fëmijë të vegjël”, është shprehur 34-vjeçarja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Korrik 2026

Dashi Dite e kënaqshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjerat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tjetërsimi i pronave! 12 masa sigurie për zyrtarë, ish-zyrtarë dhe përfitues në Kadastrën e Durrësit

Një operacion i gjerë i Prokurorisë së Durrësit ka goditur Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U paraqit vetë në spital me plagë thike, zbardhet identiteti i të riut në Shëngjin

Një i ri ka mbetur i plagosur me thikë këtë mesditë. Ngjarja ka ndodhur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia e Beratit ekzekuton 11 masa sigurie, sekuestrohen miliona lekë dhe mijëra euro, ushtrohej aktivitet i këmbimit valutor pa licencën përkatëse

Policia e Beratit ka ekzekutuar 11 masa sigurie në kuadër të një operacioni të zhvilluar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat \ Krimi tronditës në Shkodër/ Burri vret me çifte gruan

Pamjet që shihni tregojnë vendin ku ndodhi krimi tronditës sot në Shkodër, ku një 62-vjeçar…

LEXO ME SHUME