Categories Lifestyle

Arsyet pse duhet konsumuar çokollatë të zezë çdo ditë

Studimet e deritanishme kanë treguar se çokollata e ka një efekt pozitiv në shëndetin e tërë organizmit. E vetmja gjë që është e rëndësishme është të konsumoni çokollatë të zezë, apo çokollatë e cila në përbërjen e saj i ka të paktën 70% kakao.

Është burim i shkëlqyer i antioksidantëve – Çokollata është një burim i shkëlqyer i polifenoleve, katekineve dhe flavonoleve. Këto janë komponime që kanë veti të fuqishme antioksiduese. Studimet kanë treguar që qumështi mund ta bllokojë absorbimin e këtyre kompozimeve, prandaj do të ishte më mirë të mos konsumoni çokollatë me qumësht.

E rregullon nivelin e kolesterinës – Çokollata e zezë i rregullon nivelet e insulinës. Ajo gjithashtu mund të ndihmojë në rregullimin e nivelit të kolesterinës, transmeton Koha.net. Studimet kanë treguar se çokollata e zezë në të njëjtën kohë e redukton nivelin e kolesterinës së keqe (LDL) dhe i rrit nivelet e kolesterinës së mirë (HDL).

E mbron shëndetin e zemrës – Çokollata e zezë e përmirëson shëndetin e gjithë sistemit kardiovaskular, ndërsa vetëm dy porcione të çokollatës së zezë në javë mund ta zvogëlojnë rrezikun e sulmit në zemër për madje 30%.

E përmirëson disponimin – Çokollata e stimulon prodhimin e serotoninës, një neurotransmetues ky përgjegjës për disponimin, ndërsa studimet kanë treguar se konsumimi i rregullt dhe i moderuar i çokollatës mund ta zvogëlojë rrezikun prej depresionit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME