Categories Lajme

Gjenden 13 milionë euro kokainë brenda dy arkivolëve, autoritetet japin detaje

Format dhe mjetet që trafikantët përdorin për të transportuar kokainë nga Amerika Latine drejt Europës, por edhe në shpërndarjen brenda kontinentit të vjetër, janë të ndryshme.

Jemi mësuar të shohim tonelata të fshehura brenda bananeve, ngarkesave me ushqime deti, apo kokainë të shkrirë në vajin e palmës, por në Holandë, policia ka zbuluar një metodë të pazakontë të transportit të drogës.

13  milionë eurosh kokainë janë gjetur të fshehura brenda dy arkivoleve gjatë një bastisje pranë Numansdorp, në provincën e Holandës Jugore më 13 dhjetor.

Policët zbuluan 250 kilogramë kokainë dhe akuzojnë për ngarkesën një 30-vjeçar nga Roterdami.

Njësia Kombëtare e Ekspertizës dhe Operacioneve e Policisë holandeze tha në një deklaratë se i dyshuari “po ngiste një furgon me targa franceze në autostradën pranë Numansdorp dhe shfaqi sjellje të dyshimta gjatë vozitjes”.

Kur ata ndaluan shoferin dhe kërkuan shpjegim, ai pretendoi se po transportonte dy arkivole, duke i thënë policisë se brenda tyre gjendeshin trupa të pajetë.

“Kolegët tanë më pas shkuan në një kompani që kryen shërbime funerale për të verifikuar. Aty u zbulua se arkivolet përmbanin çanta sportive me më shumë se 250 kilogramë kokainë, me një vlerë rruge prej 13 milionë euro. Burri është arrestuar dhe droga është asgjësuar”, konfirmoi policia holandeze.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME