Categories Lajme

“Gjenden stilolaps përgjues dhe disa…”/ SPAK bastis shtëpitë e Safet Gjicit dhe Alma Kaçit

Dy banesat e ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici dhe shtëpia e Alma Kaçit, janë kontrolluar gjatë pasdites së djeshme, në kuadër të ekzekutimit të vendimit të gjykatës së posaçme kundër korrupsionit.

Oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe efektivë të Policisë së Shtetit, që morën pjesë në ekzekutimin e vendimit të gjykatës, thanë për “Ora neës” se në dy banesat e protagonistëve të videos seksi, të publikuar në 16 qershor 2023, janë sekuestruar disa USB, CD dhe kompjutera.

Njëherësh Alma Kaçit, i është sekuestruar dhe një stilolaps, mjet më të cilin besohet se është kryer filmimi i Safet Gjicit, brenda në zyrën e tij.

Prej ditës së nesërme, pritet që prokurorja e SPAK Manjola Kajana, të vendosë kryerjen e ekspertimit kompjuterik të paisjeve të sekuestrua, me shpresën e gjetjes së materialeve të tjera kompromentuese, që Alma Kaçi mund ti ketë rregjistruar personave të ndryshëm. Aktualisht ndaj Alma Kaçit, është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi” për shkak të kujdestarisë së djalit të saj të mitur.

Ndërsa për Safet Gjicin, është aplikuar masa e sigurisë “arrest në burg”.

Rasti i Safet Gjicit, ka qënë vetëm një episod i filmuar dhe më pas transmetuar në median sociale.

Ndërsa dyshohet se përmes paisjeve përgjuese, 40-vjeçarja Alma Kaçi, ka kryer dhe video të tjera, të cilat më pas i përdorte për shantazh. Më herët SPAK vendosi t’i bllokonte pasaportën Alma Kaçit, pasi ishin parë tratativa largimi të saj nga teritori Shqiptar.

Përpara se Safet Gjici të arrestohej së bashku me Alma Kaçin, Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, kanë marë në pyetje disa punonjës të bashkisë Durrës, të cilët kanë konfirmuar prezencën e Alma Kaçit në ambjentet e bashkisë, pikërisht në datën 6 qershor 2023.

Njëherësh në pyetje rezulton të jetë marrë dhe nën/kryetari i bashkisë Kukës, Granit Gjana, i cili është personazhi i tretë i video-skandalit, dhe personi që mër kontakt me Alma Kaçin, duke administruar dokumentacionin e plan-projektit për sterilizimin e qenve të rrugës.

Në deklarimin e tij, Gjana ka pranuar se sipas udhëzimit që i dha kryetari i bashkisë, Safet Gjici, ka pranuar dokumentacionin e Alma Kaçit, për planin e ndërtimit të qëndrës së sterilizimit.

Sipas tij, plani ka mbetur vetëm në letër, pasi ende një shërbim i tillë nuk ishte diskutuar në këshillin bashkiak dhe as miratuar një projekt-buxhet.

Mes personave që është marë në pyetje është dhe Astrit Cengu, ky i fundit anëtar i Këshillit Bashkiak Kukës, i cili 5 ditë para publikimit të videos ka pasur një konflikt verbal në sallën e Këshillit Bashkiak me Safet Gjicin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tentoi të vidhte një motor, arrestohet pas ndjekjes 20-vjeçari

Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se tentoi të vidhte një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Gjendet i pajetë taksisti në zonën e Oxhakut, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një person është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çifti i të rinjve shkon për të blerë një “Land Rover”, por e vjedhin! E mitura në timon e përplas gjatë arratisë në Vlorë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Dhërmi të qarkut Vlorë, teksa Policia arrestoi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i cili ndërtoi pa leje duke shfrytëzuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Përplasi për vdekje me makinë të moshuarin, arrestohet 24-vjeçarja

Një 24-vjeçare është arrestuar pasi përplasi me makinë tip ‘Benz’ një 80-vjeçar. Ngjarja u regjistrua…

LEXO ME SHUME