Categories Lajme

U vra dhe u muros nga i dashuri 9 vite më parë, nëna e Sibora Gaganit: Dua të di kush e ndihmoi vrasësin

Nëna e Sibora Gaganit, vajzës shqiptare që u vra dhe u muros nga partneri i saj në Spanjë rreth 9 vite më parë, në një intervistë të dhënë për mediat italiane ka bërë thirrje që ngjarja të hetohet.

Ajo ka theksuar se do të dijë se kush e ka ndihmuar vrasësin, pasi dyshon se ai ka pasur bashkëpunëtor.

“Sibora ishte shumë e dashuruar me Marcus Gaius Romeo. Askush nuk më besoi kur unë i thashë se asaj i kishte ndodhur diçka e keqe. Dua të di se kush e ndihmoi vrasësin”, ka thënë Betta Shahini.

Nëna e saj ndër të tjera ka thënë se gjithmonë shpresonte që vajza të kthehej: “Besoja se do të kthehej dhe do të më thoshte; jam mirë. Kur më erdhi analiza e ADN-së ishte momenti më i keq i jetës sime, sepse kisha një shpresë që vajza ime të kthehej dhe të më thoshte gjithçka ishte mirë.

Si e vrau një vajzë në lule të jetës, vetëm 22 vjeçe. Ai për mua ishte një mostër një vrasës‘‘.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME