Categories Lajme

Gjenden të vdekura në shtëpi nënë e bijë në Korçë

Prej disa ditësh, Eleni dhe Ornela Vangjeli, nënë e bijë, nuk u përgjigjeshin në telefon familjarëve të tyre. Kjo bëri që këta të fundit të njoftonin policinë. Kur efektivët trokitën në derën e tyre në lagjen 17 të qytetit të Korçës, nuk iu përgjigj njeri. U desh ndërhyrja e zjarrfikëses që policia të futej në banesë. Dy gratë u gjetën të dyja të vdekura, dyshohet për shkaqe natyrale. Eleni ishte 75-vjeçe ndërsa e bija Ornela, 54.

“Rreth orës 16:42, në lagjen nr. 17, Korçë, në banesë, janë gjetur pa jetë, pa shenja dhune Eleni Vangjeli, 75-vjeçe dhe vajza e saj Ornela Vangjeli, 54-vjeçe. Nga të dhënat e para, rezulton se këto shtetase nuk ju ishin përgjigjur në telefon familjarëve të tyre, prej disa ditësh. Dera e banesës së tyre është hapur nga shërbimet e zjarrfikësve, pasi ishte e kyçur nga brenda.Paraprakisht dyshohet se këto dy shtetase mund të kenë humbur jetë për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës së këtyre shtetaseve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, tha policia e Korçës në një njoftim për mediat.

Gazetarja Daniela Zisi mëson se nënë e bijë nuk përgjigjeshin prej ditës së diel. Sipas Zisit, 75-vjeçarja ishte e sëmurë dhe e pamundur për të lëvizur për shkak se ishte e paralizuar. Dyshimet e para janë se vajza ka qenë ajo që ka ndërruar jetë e para, si pasojë e një ataku në zemër. Ndërsa e moshuara dyshohet të ketë humbur jetën pas saj, në pamundësi për të lëvizur dhe për shkak të mungesës së ilaçeve. Megjithatë këto janë dyshimet e para dhe do të jenë hetimet e autoriteteve përkatëse që pritet të sqarojnë rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjendet pa shenja jete një 28-vjeçar në Malësinë e Madhe

Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në fshatin Boriç i Madh,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Autorë të disa vjedhjeve, arrestohen 3 persona ne Tiranë dhe Rinas

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi janë autorë të disa vjedhjeve në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hetimet/arrestohen pas tre muajsh gruaja dhe partneri i saj në Torino, detaje

Policia italiane ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së Mikel Rrokut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia…

LEXO ME SHUME