Categories Kuriozitete

Gjendet diamati më i madh në botë!

Një prej diamanteve më të mëdhenj në botë është zbuluar në Afrikë, guri 442 karatësh kap vlerën e 18 milionë dollarë sipas një ekspertëve.  “Gjetja e këtij diamanti të mrekullueshëm 442 karat, një nga diamantët më të mëdhenj në botë me cilësi cilësinë më të lartë, është konfirmim i mëtejshëm i kalibrit të minierës Letseng dhe aftësisë së tij për të prodhuar vazhdimisht diamante të mëdha, me cilësi të lartë,” –tha në një deklaratë Clifford Elphick.

Sipas Bloomberg, i cili raportoi për herë të parë lajmin, guri i çmuar mund të ishte me vlerë sa 18 milionë dollarë, duke cituar një shënim hulumtimi nga analisti i BMO Capital Markets Edward Sterck. “Një pjesë e të ardhurave nga shitja e këtij diamanti do të përdoren për të financuar një projekt të komunitetit, siç është rënë dakord me partnerin tonë, qeverinë e Lesoto,” – tha Elphick

Lesoto është një vend në Afrikën Jugore. Ka një popullsi prej pak më shumë se 2 milionë dhe ka qenë një vend i pavarur që nga viti 1966, pasi fitoi lirinë nga Britania.

Megjithëse industria e diamanteve ka vuajtur si rezultat i pandemisë COVID-19, kërkesa për gurë më të mëdhenj është më e qëndrueshme, duke pasur parasysh rrallësinë e këtyre gurëve të çmuar, njoftoi Bloomberg.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 27 Mars 2026

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Të dielën e 29 marsit, akrepat e orës do të shkojnë përpara duke rikthyer orën…

LEXO ME SHUME