Categories Lajme

Vogëlushja shqiptare bie nga ballkoni në Itali, dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sestri Levante të Genova-s në Itali. Mediat raportojnë se një 3-vjeçare shqiptare ka rënë nga kati i tretë i pallatit dhe ka pësuar lëndime në trup.

Vogëlushja ka rënë në ballkonin e katit të parë, dhe kjo i ka shpëtuar asaj jetën.Ajo ka mbetur pa frymë, por fatmirësisht u dërgua shpejt me helikopter drejt spitalit. Nën kujdesin dhe punën intensive të mjekëve, vajza filloi përsëri të marrë frymë.

Në momentin e ngjarjes e vogla ishte në shtëpi me vëllain 5-vjeçar dhe një kushëri 13-vjeçar. Sipas rrëfimit të kushëririt, tre fëmijët ishin duke luajtur kur vajza e vogël u ngjit në një karrige dhe më pas ra.Karabinierët sqaruan se tre fëmijët kishin mbetur vetëm pasi tezja e tyre ishte larguar kishte dalë për të kryer një punë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë, Ujërat e zeza derdhen në det, afër plazhit publik dhe shëtitores (VIDEO)

Ujërat e zeza derdhen në det, vetëm pak metra larg plazhit publik dhe shëtitores në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kali i del përpara motorit, burrë e grua mbeten të plagosur në Gramsh

Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë natës në Çakrez të Gramshit, ku kanë mbetur të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME