Categories Lajme

Buxhetit të shtetit i mungojnë 262 milionë euro në shtatë muaj

Buxhetit i shtetit ka arkëtuar 262 milion euro ose 32,6 miliard lekë më pak për periudhën janar-korrik në krahasim me një vit më parë. Ekspertët e vlerësojnë këtë fakt si një kambanë alarmi për ecurinë ekonomike në këtë kohë pandemie.

Selami Xhepa deklaron se pas stabilizimit të ekonomisë rishikimi i taksave në rritje është i pashmangshëm. “Ka një mori gropash që janë krijuar në sistem që e përkeqësojnë mjaft administrimin fiskal dhe të ardhurat buxhetore…ndoshta në vitet e ardhshme mendoj që të do të jetë i padiskutueshëm një rishikim i taksave, ndoshta drejt rritjes,” thotë Xhepa.

Deficiti dhe borxhi publik vlerësohen në nivele të rrezikshme për financat shqiptare. Eksperti Azmi Stringa thekson se ulja e borxhit mund të arrihet vetëm duke ulur shpenzimet dhe duke luftuar informalitetin “ Nëse flasim për një borxh prej 80 për qind për një vend si Shqipëria, është në nivele shumë të larta dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm,” sqaronai.

Rënien e të ardhurave në buxhet Xhepa e lidh me planifikimet jo-reale të ministrisë por edhe me rënien e konsumit dhe të turizmit. Kurse Stringa deklaron se ulja e të ardhurave me 12 % gjatë këtij viti tregon se rimëkëmbja ekonomike mbetet minimale. Efektin kryesor në rënien e të ardhurave në arkën e shtetit e ka dhënë TVSH-ja që tregon se konsumi mbetet i dobët,tatim-fitimi dhe tatimi mbi të ardhurat personale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME