Categories Lajme

Gjendet e pajetë 60-vjeçarja në hotel, dyshimet e para

Një 60-vjeçare nga Kosova është gjetur e pajetë në Elbasan, në hotelin ku ishte akomoduar së bashku me bashkëshortin e saj. Mësohet se trupi i gruas u gjet nga bashkëshorti i saj, shtetasi J.I 70 vjeç i cili i tronditur nga ngjarja është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Çifti kishte shkuar prej 10 ditësh në Llixha Tregan të Elbasanit. Të dy ata ishin akomoduar në hotelin e shtetasit N.K.47 vjeç, ku edhe gruaja ka humbur jetën.

Ende janë të paqarta rrethanat e vdekjes së saj. Mësohet se nga këqyrja e kryer nga mjeku ligjor nuk janë konstatuar asnjë shenjë dhune në trupin e gruas. Ndërkaq grupi hetimor po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

Elbasan

Informacion paraprak

Më datë 31.10.2018, rreth orës 03:30 në Spitalin e Elbasanit është dërguar e vdekur shtetasja E. I., 60 vjeçe , banuese në Plloshan Kosovë si dhe në gjendje të rëndë shëndetsore bashkëshorti i saj shtetasi J. I., 70 vjeç, banues në Plloshan Kosovë, të cilët kishin ardhur për të bërë banja termale në Llixha Tregan Elbasan dhe ishin akomoduar në hotelin e shtetasit N.K.47 vjeç.

Nga këqyrja e kryer nga mjeku ligjor nuk janë konstatuar shenja dhune . Grupi hetimor po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME