Categories Lajme

Gjendet i vdekur në qeli 30-vjeçari shqiptar në Itali

Gjendet i vdekur në qeli një 30-vjeçar shqiptar. Ai dyshohet se i ka dhënë fund jetës në në burgun e Busto Arsizios, ku dhe vuante dënimin për trafik droge. Mediat italiane shkruajnë se bëhet fjalë për një të ri të identifikuar si Xhulio. Xhulio u rikthye në burg në vitin 2019 për të vuajtur katër vite e katër muaj burg për trafik droge. Ai ishte vendosur në një dhomë më vete ditët e fundit, për të shmangur zënkat e vazhdueshme me të dënuarit e tjerë, pais kishte shfaqur shenja depresioni.

Oficerët e policisë së burgut e gjetën të pajetë të riun, pa mundësi për t’i dhënë ndihmë. Lidhur me rastin prokurori i çështjes Ciro Caramore urdhëroi autopsinë për të përjashtuar çdo shkak të mundshëm që çoi në vdekjen e shqiptarit.

Giulio shënon vetëvrasjen e 73-të në këtë burg që nga fillimi i vitit, një shifër mjaft e frikshme sipas mediave italiane.

“Në burgjet italiane njerëzit po marrin jetë 16 herë më shumë se jashtë dhe fenomeni është dukshëm në rritje krahasuar me të kaluarën. Mbipopullimi është një problem i dukshëm. Në burg ka mbipopullim dhe në qeli e seksione ka shumë të burgosur, në disa raste shumë më shumë seç duhet të ketë. Në Lombardi, për shembull, shkalla e grumbullimit është 148.9% , ndërsa ka rreth 25 burgje ku ka norma mbi 150%, pra ka 15 të burgosur aty ku duhet të jenë 10. Në Busto Arsizio, kjo gjë kap kulmin, me 174.7% më shumë se sa numri i lejuar i të burgosurve,”- shkruhet në artikull.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME