Categories Lajme

Gjendet një makinë e djegur në Tapizë, dyshohet se u përdor në atentatin ndaj dajës dhe nipit

FaxNews ka siguruar foton e viktimës së atentatit të mbrëmjes së djeshme në Larushk të Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë 46-vjeçari Ramazan Sino, dhe u plagosën dy të mitur.

Ngjarja ndodhi në banesën e kunatit të viktimës, ku mbetën të plagosur dhe dy të mitur, ndërkohë që shënjestër e atentatit ishte një personazh i njohur për policinë, shtetasi Gentian Bejtja.

Mësohet se të plagosur mbetën të dy djemtë e Bejtjes, 8 dhe 13 vjeç, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë për jetën, i cili po merr mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë.

Fax News ka siguruar dhe foton e mjetit të djegur të autorëve, i cili u gjet plotësisht i shkrumbuar pak minuta pas krimit në zonën e Tapizës.

Pak shpresë për të gjetur gjurmë në mjetin e shkrumbuar

Automjeti Volsvagen i gjendur në fshatin Tapizë, pas atentatit ndaj Gentjan Bejtjes është shkrumbuar tërisisht. Në brendësi të tij janë gjetur 3 armë, 2 nga të cilat dyshohet se janë përdorur në ngjarje.

Sipas burimeve automjeti është shkrumbuar i tëri, dhe autorët kanë lënë shum pak gjurmë pas. Megjithatë hetuasit e kanë dërguar atë në laborator me shpresën për të gjendur sa më shumë prova për identifikim e autorëve.

Ndërsa pista kryesore e hetimeve është e shkuara e objektivit, i cili njihet si person me precendt të theksuar kriminal.

Dinamika e atentatit pas mesnate 

Zbardhet dinamika e atentatit ndaj Gentjan Bejtjes, ku si pasojë humbi jetën kunati i tij Ramazan Sino, dhe u plagosën dy djemtë 8 dhe 13-vjeç. Autorët kanë qëlluar pa mëshirë drejt objektivit, edhe pse aty ka pasur fëmijë.

Familja ka qenë e gjitha në oborr, ku përveç Bejtjes e viktimës, aty kanë qenë edhe fëmijë e gra. Ata kanë qenë te gjithë në derën e brëndshme të oborrit të banesës.

Ndërsa autorët kanë qëlluar nga dy lloje armësh me breshëri në derën kryesore të oborrit, nga një distancë rreth 35-40 metra. Në vendin e ngjarjes janë gjetur gati 25 gëzhoja.

Sipas burimeve mësohet se autoret kanë bërë pritë, ku kanë qëndruar disa minuta jashtë banesës.

Në momentin që ka hyrë makina e kunatit dhe Bejtja ka dalë në oborr ata kanë qëlluar me breshëri, më pas autorët kanë hyrë sërish në ambientet e brendshme të shtëpisë dhe kanë qëlluar objektivin.

Menjëherë pas atentatit autorët e dogjën mjetin e tyre në afërsi të Tapizës, ndërkohë që brenda makinës u gjetën dhe 3 armë kallashnikovë.

Por kush është Gentjan Bejtja?

Bejtja një ish-punonjës i policisë së burgjeve njihet nga strukturat e policisë për backgraundin e tij kriminal dhe hasmërinë e krijuar me disa grupe kriminale të Fushë Krujës me të cilët kishte qenë më parë në miqësi.

Bejtja i ka shpëtuar dy atentateve, ku në vitin 2022, ndaj tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi teksa lëvizte me makinë në zonën e Niklës, i shoqëruar nga Klodian Stafuka. Në atë kohë Gentian Bejtja mbeti i plagosur.

Ai i ka shpëtuar edhe në 2016 një tjetër atentati me eksploziv në makinë ku edhe në atë kohë u dëmtua.

Ai është hetuar edhe për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, pasi u dyshua bashkë me Enver Stafukën, si një nga autorët e vjedhjes së makinës nga e cila u vra Lamaj, në shkurt 2013.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Çifti i të rinjve shkon për të blerë një “Land Rover”, por e vjedhin! E mitura në timon e përplas gjatë arratisë në Vlorë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Dhërmi të qarkut Vlorë, teksa Policia arrestoi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i cili ndërtoi pa leje duke shfrytëzuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Përplasi për vdekje me makinë të moshuarin, arrestohet 24-vjeçarja

Një 24-vjeçare është arrestuar pasi përplasi me makinë tip ‘Benz’ një 80-vjeçar. Ngjarja u regjistrua…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu gjetën 1000 fara kanabisi në makinë, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Procesi”, me qëllim parandalimin e kultivimit të…

LEXO ME SHUME